contact@iregister.alE hënë – E premte, 09:00–17:00
Tregu i domaineve

Raporti i Sedo për Shitjet e Domain-ve nga data 10 deri në 18 të muajit Shkurt, të 2019-ës

Në postimin e kësaj jave mbi tregun e domain-eve do të analizojmë shitjet e domain-eve në Sedo për periudhën 10 deri në 18 Shkurt 2019. Në raportimin për këtë periudhë, gjithsej, shfaqen 62 shitje të…

Nga ekipi i iRegister2 mars 2019
Raporti i Sedo për Shitjet e Domain-ve nga data 10 deri në 18 të muajit Shkurt, të 2019-ës Tregu i domaineve
Në postimin e kësaj jave mbi tregun e domain-eve do të analizojmë shitjet e domain-eve në Sedo për periudhën 10 deri në 18 Shkurt 2019.

Në raportimin për këtë periudhë, gjithsej, shfaqen 62 shitje të domain-eve me vlerë mbi 2,000$. Vërejmë se volumi i shitjeve nuk ndryshon nga ai i raportit pararendës.

Transaksioni më i rëndësishëm në listë është, edhe këtë herë, një domain .COM. Duobank.com u shit për 30,000 GBP.

Shitjet në Grupin e Domain-eve .COM

Në këtë seksion kryeson duobank.com, pasuar nga langkawi.com me vlerë 21,500$ dhe casinochance.com për 10,000$. Këto janë të vetmet shitje 5-shifrore të domain-eve .COM-ve.

Edhe Boxclub.com tentoi t’ju afrohej, por arriti vetëm në vlerën e 9,199$. Pjesa e mbetur e listës është kaotike.

Gjejmë shitje të domain-ve të tipit emërtim, si berel.com për 8,200$; emra domain-i të shqiptueshëm, si saly.com apo heuro.com, respektivisht të shitur për 6,500$ dhe 4,800 EUR; domain-e dy-fjalësh si happyelephant.com i shitur në çmimin 4,500$ dhe coincompany.com për 2,950 GBP; si edhe, emra përsëritës domain-i me vizë, si doc-doc.com për 3,300$.

Pra, nuk ka një kategori dominuese në shitjet e kësaj javë në këtë seksion.

Në total, numërohen 37 shitje domain-esh .COM me vlerë mbi 2,000$. Në krahasim me shitjet e raportit pararendës, për të njejtën kategori domain-i, volumi i shitjes së domain-ve është lehtësisht më i madh.

 

Shitjet në Grupin e Domain-eve ccTLD

Kjo hapësirë e raportit përmban 21 shitje të domain-ve ccTLD. Jo keq, në krahasim me tre raportet pararendës.

Kryesuesit listohen si vijon: vazhdojnë në vend të parë .de me 6 listime, të dytët renditen .ch me 3 listime, ndjekur nga .fi me 2 listime dhe hyrjet teke të .co.kr, .es, .fr, .it, .jp, .me dhe .nl.

Për ccTLD-të vlerën më të lartë e kapi domain-i sail.me, për 21,500$. Bashkë me langkawi.com, pozicionohen të dytët në të gjithë raportin.

Më pas vijnë sonnen.nl për 10,000 EUR, préstamos.es për 7,700 EUR, bewertung.ch për 5,000 EUR dhe petitionenligne.fr me vlerë 5,500$.

Qartësisht, për sa i përket vlerës së shitjes, nuk është aspak javë e mbarë për domain-et .de, edhe pse në volum shitjesh vazhdojnë të dominojnë.

Shitjet në Grupin e Domain-eve “Të Tjerë”

Sërisht, si dhe në raportin pararendës, ky seksion merr fare pak hapësirë e rëndësi. Të listuara janë vetëm 4 shitje domain-esh në grupin e TLD-ve të tjera. Sakaq, për të dytën javë radhazi, newTLD-të e  kanë mundur gTLD-të .

Listimi fillon me harvest.digital me vlerë 3,500 GBP dhe hotels.pro i shitur për 4,000$.

I vetmi domain përfaqësuer për .NET/.ORG është yiersan.net me vlerë 3,500$. Ndërkohë, vendi i katërt dhe i fundit shkon për hosts.app për vetëm 2,000$.

Në qoftë se jeni të interesuar të rregjistroni domain ose kërkoni ndërmjetësim për të marrë një domain .al tashmë të rregjistruar mos hezitoni të na kontaktoni.

Gati të filloni?Kërko domainin tënd
Kërko domainin tënd
Ndaje

← Kthehu te blogu