Transfero domainin tënd te iRegister
Do më shumë? Do më mirë? Sill domainet te ne: falas për .AL, i thjeshtë dhe i menjëhershëm.
Falas
Nuk paguan për transferimin e .al, .com.al ose çdo domaini tjetër AL, as kur vjen, as kur largohesh.
E thjeshtë
Nuk të duhen njohuri teknike. Nëse ke nevojë, ekspertët tanë janë gati të ndihmojnë.
E menjëhershme
Procesi është i automatizuar dhe aktivizohet sapo jepen të dhënat e transferimit.
Si funksionon transferimi
Përgatit domainin
Sigurohu që email-i i regjistruesit të jetë i saktë dhe merr kodin Auth/EPP nga ofruesi aktual.
Porosit transferimin
Nëse domaini vjen nga një tjetër regjistrar, porosit transferimin dhe vendos kodin EPP.
Transferimi aktivizohet
Për .AL zakonisht përfundon brenda pak minutash. Koha e mbetur e domainit ruhet.
Pyetje të shpeshta
Çfarë është transferimi i domainit?
Transferimi është procesi i kalimit të domainit nga regjistrari aktual te një regjistrar i ri. Te iRegister kujdesemi që procesi të jetë i thjeshtë dhe pa telashe.
Kemi domaine te një tjetër ofrues. Si i transferojmë?
Transferimi është falas, i menjëhershëm dhe pa ndërprerje. Kërkoji regjistrarit aktual kodin EPP për çdo domain dhe na dërgo listën e domaineve me kodet përkatëse; ne kryejmë transferimin. Mund ta bësh edhe vetë: krijo një llogari, hyr në sistem dhe vendos kodin EPP për çdo domain. Transferimi me kod EPP nuk kërkon përfshirjen e regjistruesit.
A e humb kohën e mbetur te regjistrari aktual?
Jo. Koha e mbetur e vlefshmërisë së domainit ruhet dhe kalon me të.
Sa zgjat procesi i transferimit?
Transferimi i domaineve .al dhe i nëndomaineve të tyre zakonisht kryhet brenda pak minutash. Për prapashtesat e tjera varet nga prapashtesa, por shumica transferohen shpejt.
Si ta kaloj një domain nga një llogari iRegister në një tjetër?
Pronari i domainit hyn në llogari dhe hap një tiketë duke kërkuar një Push Request. Në tiketë shkruan email-in e marrësit (pronarit të ri). Kujdes që email-i të jetë i saktë, sepse me të identifikohet marrësi në sistemin tonë.
Çfarë është kodi Auth/EPP?
Kodi i autorizimit (Auth Code ose EPP Code) shton një nivel sigurie për domainin. Është unik për çdo domain dhe caktohet nga regjistrari në momentin e regjistrimit. Për ta marrë, zakonisht kontakton ekipin e mbështetjes së regjistrarit aktual.
A duhet të pres që domaini të jetë afër skadimit për ta transferuar?
Jo. Përkundrazi, të këshillojmë ta nisësh transferimin shumë përpara datës së skadimit, që të shmangësh çdo ndërlikim.
Sa kushton transferimi i domainit?
Transferimi i domaineve .al dhe i nëndomaineve të tyre te iRegister është falas. Për prapashtesat e tjera kostoja varet nga prapashtesa, por zakonisht është më e ulët se çmimi standard i rinovimit, sepse transferimi përfshin rinovimin e domainit me çmimet tona. Sistemi të njofton automatikisht nëse aplikohet tarifë rinovimi.
A transferohen edhe nameserver-at e domainit?
Nameserver-at mbeten të njëjtët gjatë transferimit, përveç rastit kur përdor një shërbim FreeDNS të regjistrarit. Nëse DNS-të i mban vetë ose te një kompani hostingu, nuk do të ketë ndërprerje.
Nëse përdor nameserver-at e parazgjedhur të regjistrarit dhe do të shmangësh ndërprerjet:
- kalo domainin te një shërbim DNS rezervë, i pavarur nga regjistrari aktual;
- pasi domaini të funksionojë me DNS-në e re, nis transferimin.
Ke nevojë për një zgjidhje hostingu të personalizuar?
Na trego çfarë të duhet. Ekipi ynë teknik do të të ndihmojë të zgjedhësh konfigurimin e duhur.
